Gatime nga zonja Albana, Gjel Deti me përshesh

31 Dhjetor 2021, 10:19

Gjel Deti me përshesh

Përbërësit:

1 gjel deti

100 gr gjalpë

nenexhik

kripë, piper

qepë të njoma

bukë misri

vaj luledielli

cipë limoni

Për bukën e misrit

3 filxhan çaji miell misri

2 filxhan çaji kos

2 vezë

½ filxhan çaji vaj ulliri

sodë bukë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë pulën, e lëmë të kullojë dhe më pas e fshijmë me letër kuzhine. Në lëkurën e limonit lyejmë pulën. Hapim lëkurën dhe pastrojmë pjesën e brendshme me kartopecetë që të mos ketë lëngje. E lyejmë pulën me vaj luledielli sepse vaji I lulediellit e djeg. E vendosim në furrë me kapak në 210 gradë dhe më pas e ulim temperaturën. Me lëngun që lëshon e leyjmë herë pas here. Nga fundi i pjekjes I largojmë kapakun që gjeli të marrë ngjyrën e kuqërremtë.

Përgatisim përsheshin. Vendosim në një tigan të madh, gjalpin dhe qepët e njoma dhe I kaurdisim. Sapo të ulet vëllimi I qepeve, hedhim kripën. Bukën e misrit e bëjmë copëza-copëza dhe e kalojmë pak në tigan. Më pas shtojmë lëngun e mishit që ka mbetur në tavë. Shtojmë qepët e njoma dhe nenxhik, e trazojmë mirë duke e lënë më pak lëng dhe yndyrë.