Gatime nga zonja Albana, Gjellë me barbunja

17 Shkurt 2022, 11:04

Gjellë me barbunja

Përbërësit:

500 gr barbunja

2 qepë të thata

3 thelpinj hudhër

1 karrotë

1 domate

3 lgj salcë domate

3 lgj vaj ulliri

1/2 lgj koncentrat

Ujë ose lëng mishi

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim barbunjat e pastruara nga ekstremitetet në ujë të ftohtë, më pas i kullojmë dhe i thajmë. Në një tenxhere ose tigan të madh kaurdisim barbunjat me pak vaj ulliri. Në një tigan tjetër kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrotat dhe patatet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë barbunjat dhe e shuajmë gatimin me pak verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe domate qershi ose 1 kokërr domate në rende ose kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, koncentrat. Në fund hedhim ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe e lemë gjellën të gatuhet në temperaturë të ulur.