Gatime nga zonja Albana, Gjyveç me patate, recetë plot shije

12 Janar 2022, 11:18

Gjyveç me patate

Përbërësit:

500 gr mish

1 kg patate

4-5 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

1 lgj salcë domate

1 gjethe dafine

1 tufë majdanoz

Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht presim mishin në racione dhe e kaurdisim bashkë me qepën e grirë imët. Pasi mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e domates, kripë, piper, gjethe dafine dhe ujë derisa të mbulohet mishi. E lemë mishin të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Ndërkohë presim patatet në feta rrumbullake me trashësi 1 cm dhe i skuqim lehtë me pak fare yndyrë.

Në tavë vendosim racionet e mishit, mbi to patatet, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe në fund lëngun e mishit. E vendosim tavën në furrë për 30 minuta dhe më pas e servirim me majdanoz të grirë imët.