Gatime nga zonja Albana, Hallvë me arra

6 Dhjetor 2021, 10:45

Hallvë me arra  

Përbërësit:

1 lgj gjalpë të freskët 

1 gotë miell

4-5 lgj sheqer

1/2 gotë arra të shtypura

1/2 gotë ujë të ngrohtë

Lëkura e 1 portokalli

Përgatitja:

Fillimisht vendosim gjalpin të tretet dhe më pas kaurdisim miellin në tempetaturë të ulët derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtojmë më pas sheqerin dhe vazhdojmë trazimin me lugë druri derisa sheqeri të tretet plotësisht. 

Shtojmë pak ujë të ngrohtë që hallva të fillojë të lidhet dhe në fund hedhim arrat e thërrmuara dhe lëkurën e portokallit të grirë imët.