Gatime nga zonja Albana, Harapash me miell misri dhe dhallë

19 Nëntor 2021, 10:30

Harapash me miell misri dhe dhallë

Përbërësit:

1 lgj gjalpë

2 lgj miell misri

250 ml dhallë

Djathë të grirë kaçkavall

Kripë

Përgatitja:

Në fillim hedhim në tigan 1 lugë të madhe me gjalpë dhe 2 lugë miell misri. E skuqim mirë miellin e misrit për 5 minuta. Më pas shtojmë dhallën dhe e përziejmë në temperaturë mesatare. Shtojmë pak kripë dhe djathë të fortë të grirë në rende dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.