Gatime nga zonja Albana, Kadaif me arra

30 Dhjetor 2021, 12:54

Kadaif me arra

Përbërësit:

500 gr kadaif

125 gr gjalpë

 1 gotë ujë

arra të thërrmuara

Për sherbetin

 3 gota ujë

 3 gota sheqer

 lëng limon

Përgatitja:

Hapim kadaifin në një tepsi dhe e spërkasim me gjalp të shkrirë dhe pak ujë. E punojmë sërisht derisa të mos  ketë toptha të vegjël.

Vendosim në tepsi një shtresë kadaif, më pas një shtresë arra dhe sërish një shtresë kadaif.

Kështu veprojmë derisa të mbushet tava. E vendosim kadafin të piqet në furrë të parangrohur derisa të marrë ngjyrë të artë.

Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi kadaifi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe më pas e shërbetosim me shërbet të nxehtë.