Kadaif me arra dhe qumësht të kondensuar
Përbërësit:
250 gr kadaif
100 gr gjalpë
100 gr arra të thërrmuara
500 ml qumësht
1 bustinë vanilje
200 gr sheqer
100 gr qumësht i kondensuar
Përgatitja:
Hapim kadaifin në tryezën e punës dhe vendosim një shtresë me arra të thërrmuara. E mbledhim më pas kadaifin role dhe e vendosim në një tavë ku e spërkasim mirë me gjalpë të tretur. E vendosim kadaifin të piqet në furrë për 1 orë në temperaturën 160-170 gradë derisa të thahet plotësisht e të marrë ngjyrë të artë.
Pasi kadaifi të jetë pjekur e lemë të ftohet plotësisht. Ndërkohë ngrohim qumështin, shtojmë vaniljen dhe sheqerin duke e trazuar që sheqeri të tretet plotësisht. E lemë qumështin të ftohet pak dhe më pas e hedhim mbi kadaifin e pjekur.
Pasi kadaifi të përthithë të gjithë qumështin shtojmë qumështin e kondensuar.