Gatime nga zonja Albana, Kallamarë me hithra, super të shijshme

16 Nëntor 2021, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2021-11-16 11:34:03

KALLAMARË TË MBUSHUR ME HITHRA, SHOQËRUAR ME KREM FINOKU

Përbërësit:

2 kallamarë

100 gr hithra

1 lugë rrush i thatë

1 lugë fara luledielli ose stika pishe

1 qepë të njomë

2 degë kopër

30 gr djathë parmixhano

30 ml verë të bardhë

½ limon

1 lgj vaj ulliri

100 gr finok

Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë fillimisht hithrat duke marrë gjethet më të buta. I kalojmë në zierje të lehtë në ujë të vluar me kripë dhe më pas i kalojmë menjëherë në një enë me ujë të ftohtë.

Në një tigan me pak vaj skuqim farat e lulediellit ose stikat e pishës bashkë me rrushin e thatë. I vendosim në një enë ku shtojmë me rradhë qepën e njomë, hithrën e kulluar mirë dhe të grirë imët, kopër dhe djathë parmixhano.

Në një enë tjetër me ujë të vluar dhe me kripë vendosim finokun të ziejë derisa të zbutet, më pas e presim trashë dhe e kalojmë në mikser me pak nga lëngu i tij i zierjes dhe e kthejmë në pure. Lëkurën e limonit bashkë me vajin e ullirit e kalojmë në mikser dhe e përdorim në fund për të dekoruar pjatën.

Mbushim kallamarët me masën e përgatitur me hithra, stika dhe rrush të thatë dhe i lemë të ziejnë duke i shuar me pak verë për disa minuta. Më pas i servirim në pjatë shoqëruar me salcën e finokut, vajin e ullirit me limon dhe kopër të freskët.