Gatime nga zonja Albana, Kavurme e çobanit

22 Shkurt 2022, 11:09

Kavurme e çobanit

Përbërësit:

500 gr mish qingji ose viçi

2 qepë mesatare

3-4 speca me ngjyra të ndryshme

2-3 kokrra domate

1 kokë hudhër

Vaj luledielli ose misri

Spec djegës

Kumin

Piper

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht presim mishin në kubikë, shtojmë pak vaj ose dhjamë dhe e kaurdisim mire nga të gjitha anët. Më pas shtojmë 1 gotë ujë dhe e lemë mishin të ziejë për rreth 20 minuta.

Ndërkohë të gjitha perimet i presim në kubikë dhe i shtojmë tek mishi së bashku me kokën e hudhrës. I lemë perimet të kaurdisen së bashku me mishin për rreth 15 minuta me kapak mbuluar. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirës. E lemë gatimin dhe 5 minuta në zjarr pa kapak dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.