Gatime nga zonja Albana, Keku i krishtlindjes me fruta të thata

24 Dhjetor 2021, 11:29

Keku me rrush të thatë i krishtlindjes

Përbërësit:

500 gr miell që fryhet
4-5 kokrra vezë
240 gr gjalpë i shkrirë

500 gr fruta të thata si rrush, kajsi, boronicë, kumbulla
50 gr fistik të grirë
100 gr sheqer i bardhë

100 gr sheqer pluhur
1 lugë kanellë
½ lugë sodë buke
1 bustinë vanilje me rum
1 gotë lëng portokalli
1 gotë lëng limoni
Përgatitja:

Tresim në një tigan gjalpin dhe vendosim frutat e thata me sheqerin e bardhë dhe lëngun e portokallit. I lemë të ziejnë për 4-5 minuta. E kalojmë masën në një tas të madh dhe e lemë të ftohet në temperaturë ambienti.

Pasi masa të jetë ftohur hedhim në të miellin, sodën e bukës, sheqerin pluhur, kanellën, lëngun e limonit, vaniljen. Rrahim vezët mirë dhe i hedhim tek masa e brumit. I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një brumë i butë.

Brumin e vendosim në një formë keku të lyer me gjalpë.  Mbi të shtojmë fistikët dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.