Gatime nga zonja Albana, Krem me bajame

14 Janar 2022, 10:54

Krem me bajame

Përbërësit:

300 ml qumësht

Lëvroja e 1 limoni

4 të verdha veze

150 gr sheqer

20 gr miell misri i bardhë

100 gr bajame

Përgatitja:

Vendosim qumështin të ziejë duke vendosur brenda lëkurën e limonit. Pasi ka marrë valë largojmë lëkurën.

Rrahim të verdhat e vezëve me sheqer direkt në tigan derisa të zbardhen, i përziejmë me miell misri dhe hollojmë me qumësht të nxehtë. E vendosim kremin në flakë të ulët duke e trazuar vazhdimisht derisa të ziejë. Më pas largojmë enën nga zjarri dhe e përziejmë kremin me bajamet e copëtuara (duke ruajtur disa për dekorim). Kremin e shërbejmë në kupa të veçanta duke e zbukuruar me bajame.