Gatime nga zonja Albana, Lakër e bardhë me mish

7 Shkurt 2022, 10:56

Lakër e bardhë me mish

Përbërësit:

 500 gr lakër e bardhë

 250 gr mish

 2 qepë, 20 gr oriz

3-4 lgj vaj ulliri

1 lgj uthull rrushi

5 lgj pure domate

500 ml ujë

1 lugë koncentrat

1 spec djegës

1 gjethe dafine

 kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë imët spërkatur me pak kripë. Ndërkohë grijmë lakrën hollë pa pjesën e koçanit. Shtojmë tek qepa mishin e prerë në copëza mesatare dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë dhe lakrën gradualisht duke e përzier lehtë derisa të zbutet. Shtojmë  koncentratin, 1 gjethe dafine, 1 spec ose fara speci djegës, salcën e domates, uthullën dhe orizin. E trazojmë mirë dhe e lëmë të gatuhet ngadalë në temperaturë mesatare.