Gatime nga zonja Albana, Lakër me mbushje

1 Shkurt 2022, 10:14

Lakër me mbushje
Përbërësit:

1 lakër
 4 gota ujë 
4 lgj vaj ulliri 
3 speca jeshil
2 speca të kuq
 1/2 tufë kopër
400 gr gjoks pule 
2 e 1/2 gotë oriz
1 lç kerri 
100 gr gjalpë
4 lgj kos 
2 lgj salcë domate 
kripë, piper
Përgatitje:
Marrim një lakër të bardhë, largojmë pjesën e koçanit dhe heqim me kujdes gjethet. Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim gjethet e lakrës të marrin një valë për 5 minuta mbuluar me kapak. Pasi gjethet të jenë zbutur i largojmë dhe i vendosim në një pjatancë.
Në një tigan me doreza hedhim pak vaj ulliri dhe lyejmë mirë sipërfaqen me furçë. Vendosim gjethet e lakrës si një shtresë të trashë në tenxhere. 
Pjesën tjetër të lakrës tek pjesa e koçanit e presim në copëza mesatare. Presim në kubikë të mëdhenj specat sikurse dhe gjoksin e pulës. Në një tigan tjetër vendosim copat e pulës të kaurdisen për 5 minuta me kapak mbuluar. Shtojmë më pas lakrën e prerë në copëza dhe specat dhe i kaurdisim për 10 minuta. Më pas shtojmë orizin, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë 4 gota ujë dhe e lemë orizin të shkriftohet.  Të gjithë këtë masë e vendosim mbi gjethet e lakrës. E mbulojmë mbushjen me gjethe lakre. Vendosim një pjatë sipër, kapakun dhe e lemë të gatuhet për 10 minuta. Heqim kapakun dhe në një pjatë e kthejmë mbrapsht. Lakrën e mbushur e shoqërojmë me kos me hudhra dhe me një salcë të përgatitur me gjalpë, salcë domate dhe erëza sipas dëshirës.