Gatime nga zonja Albana, Lakër turshi me mish

16 Dhjetor 2021, 10:44

Lakër turshi me mish

Përbërësit:

1 kg lakër turshi

800 gr mish derri ose viçi

1 filxhan vaj

2 qepë mesatare

1-2 speca djegës

2 gjethe dafine

Piper të kuq ose pak salcë

Piper të zi kokërr

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepët së bashku me mishin dhe më pas i lemë të ziejnë për rreth 25 minuta. Shtojmë lakrën turshi, specin djegës, piperin e kuq ose pak salcë, piperin e zi kokërr, dafinën dhe kripën. E lemë gatimin të ziejë në temperaturë sa më të ulët për një shije sa më të mirë.