Gatime nga zonja Albana, Lulelakër me salcë djathi për tre minuta

3 Nëntor 2021, 10:35

LULELAKËR ME SALCË DJATHI

Përbërësit:

1 kokë lulelakër

150 gr bukë e thërrmuar

1 thelpi hudhër e grirë

5 lgj vaj ulliri

1 lgj djathë parmixhano

2 lgj majdanoz të grirë

3 vezë

Miell

Për salcën:

200 gr krem djathi

100 gr kos

Lëng limoni

Majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë vendosim lulelakrën të ndarë në bohçe të vogla. E lemë të ziejë për 5 minuta dhe më pas e vendosim në kullesë.

Tek buka e thërrmuar shtojmë hudhrën, vajin e ullirit, djathin parmixhano dhe erëzat.

Në një pjatë vendosim vezët dhe i rrahim pak. Në një pjatë tjetër vendosim miellin. Kalojmë lulelakrën fillimisht në miell, më pas në vezë dhe në fund tek galeta e aromatizuar. E vendosim lulelakrën në tavë në furrë në 180 gradë për 15 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën me krem djathi, kos, kripë, piper, pak lëng limoni dhe majdanoz.