Gatime nga zonja Albana, Mini kruasan

10 Janar 2022, 11:44

Mini kruasan

Përbërësit:

1 petë sfoljatë

5 lgj sheqer kaf

1 lgj kanellë

3 lgj gjalpë

sheqer pluhur për servirje

Përgatitja:

Presim petën sfoljatë në dy pjesë. E lyejmë me gjalpë, vendosim sheqerin kaf dhe kanellën. Më pas e presim petën në trekëndësha. Secilin nga trekëndëshat i mbledhim. I vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. I spërkasim me gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta. Pasi kruasanët të jenë pjekur i lemë të ftohen dhe i servirim pudrosur me sheqer pluhur.