Gatime nga zonja Albana, Paçe e Dibrës

13 Janar 2022, 10:36

Paçe e dibrës

Përbërësit:

3 lgj miell misri

2 lgj gjalpë

5-6 garuzhde lëng mishi

1 kokërr vezë

3-4 thelpinj hudher

2 lgj uthull

Piper i kuq

Kripë

Përgatitja:

Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një masë në trashësinë e supës. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e presim me një kokërr vezë, shtojmë hudhrat e shtypura, uthull, piper të kuq (djegës ose të ëmbël) dhe gjalpë.