Gatime nga zonja Albana, Paçe me bisht lope

9 Nëntor 2021, 10:07

PAÇE JAHNI ME BISHT LOPE

Përbërësit:

1 ose 2 bishta lope

3-4 lgj vaj ulliri

1 qepë e grirë hollë

500 ml verë e bardhë

1 kg domate

3 degë selino

3 karafila

2 thelpinj hudhër

1 gjethe dafine

fara speci djegës

kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në copa pjesët e bishtit. Në një tigan të madh ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin për 8-10 minuta derisa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë qepën, vazhdojmë kaurdisjen dhe më pas e shuajmë me verë dhe e lemë të gatuhet për rreth 15 minuta në zjarr të mesëm.

Shtojmë më pas domatet, hudhrën, dafinën, karafilin, specin djegës, kripë dhe piper. E lemë të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 3 orë. Nga fundi i procesit të zierjes shtojmë një salcë të përgatitur me selino e cila do të trashë gatimin. Në një tenxhere vendosim degët e selinosë të prera për së gjati dhe i lemë të ziejnë në temperaturë të ulët për 4-5 minuta. Këtë masë e shtojmë tek mishi i zjerë dhe përzierjen e bëjmë jo me lugë por duke rrotulluar paksa tenxheren.

Ky gatim serviret me pure patate, oriz, bollgur ose kus kus.