Palaçinka
Përbërësit:
1 vezë mesatare
50 ml vaj ulliri
200 gr kos i trashë
100 gr miell
1 lç fryrës
1 lç niseshte
1 majë luge sheqer
kripë, piper
100 gr proshutë
120 gr djathë kaçkavall
Për sallatën:
domatina
vaj ulliri, kripë
piper, rigon
Përgatitja
Në një tas vendosim kos, kripë, pak sheqer, piper, vaj ulliri, një vezë, pak fryrës dhe niseshte. Presim hollë proshutën dhe grijmë në rende djathin kaçkavall. Shtojmë miellin dhe bimë aromatike, rigon, rozmarinë. E gjithë masa duhet të jetë e trashë si masë buke.
Lyejmë një tigan me vaj ulliri me furçë ose me letër kuzhine. Hedhim masën e brumit në tigan, e lemë pak minuta duke e sistemuar me shtypësen e patates dhe duke i dhënë formën e duhur. E pjekim mirë dhe sapo të fillojë të ndjehet era e djathit ulim nxehtësinë. E kthejmë nga ana tjetër dhe e servirim me feta domatesh, vaj ulliri të freskët, kripë, piper, rigon.