Gatime nga zonja Albana, Pasta të freskëta

8 Nëntor 2021, 10:45

PASTA TË FRESKËTA

Përbërësit

500 gr miell

4 vezë

1 lgj vaj ulliri

ujë i ftohtë

kripë

Përgatitja:

Vendosim miellin në tavolinën e punës dhe hapim një gropë në mes. Hedhim vezët, vajin, kripën dhe sasinë e ujit të nevojshëm. Brumi punohet derisa të bëhet elastik. Më pas lihet që të pushojë rreth 30 minuta në një vend të freskët mbuluar me pecetë të lagur. Me këtë brumë përgatisim një shumëllojshmëri pastash si taliatele, ravioli, kaneloni, lazanje, etj.