Gatime nga zonja Albana, Patate me qepë të njoma dhe djathe

15 Shkurt 2022, 10:58

Patate me qepë të njoma dhe djathë

Përbërësit:

1 kg patate

1 lgj gjalpë

1 lk piper i kuq

1 lk piper i zi

1 lç kerri

1 lk kripë

3 thelpinj hudhër

2 qepë të njoma

1 presh i vogël

1 tufë majdanoz

djathë kaçkavall

Përgatitja:

Ziejmë patatet në ujë me kripë, më pas i kullojmë. Në një tigan vendosim gjalpin të tretet dhe shtojmë piperin e kuq, piperin e zi, kerrin dhe hudhrat e shtypura. I përziejmë derisa gjalpi të aromatizohet dhe vendosim patatet. I kaurdisim për pak minuta, më pas shtojmë djathin kaçkavall të grirë, majdanozin, qepët e njoma dhe preshin të prerë hollë. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të lidhet në temperaturë mesatare.