Gatime nga zonja Albana, Patate të aromatizuara në furrë

30 Dhjetor 2021, 12:52

Patate të aromatizuara në furrë

Përbërësit:

1 kg patate të vogla

1/2 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

1 kokë hudhër

kripë, piper i zi

 piper i kuq djegës

 rozmarinë

Përgatitja:

Patatet i ziejmë për 15-20 minuta në ujë të nxehtë me kripë, shtojmë rozmarinë, fara speci djegës dhe vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në një tavë të nxehtë. I shtypim patatet shumë pak me fundin e një gote ose me dorë. Vendosim kokën e hudhrës dhe në fund I lyejmë patatet me pak gjalpë dhe vaj. I vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë celsius për 20 minuta.