Gatime nga zonja Albana, perime në tavë për 5 minuta

28 Shtator 2021, 10:04 | Përditesimi i fundit: 2021-09-28 12:03:47

PERIME NË TAVË

Përbërësit:

1 kungull të njomë

1 patate

1 qepë

2 speca

3 thelpinj hudhër

1 patëllxhan

5-6 domate qershi

1 filxhan çaj salcë domate

1 gjethe dafine

1 lugë kafeje kerri

Vaj ulliri

Kripë, piper

Bimë aromatike sipas dëshirës

Përgatitja:

Marrim të gjithë perimet dhe i presim në kubikë. I marinojmë me kripë, piper dhe kerri dhe i vendosim në një tavë. Shtojmë salcën e domates, vendosim gjethen e dafinës dhe bimë aromatike të tjera sipas dëshirës dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë për rreth 25-30 minuta.