Gatime nga zonja Albana, Përpeq tradicional

22 Nëntor 2021, 10:11

Përpeq tradicional 

Përbërësit:

Petë të pjekura

1.5 litër qumësht 

1 lgj kripë

2 vezë

1 gotë vaj

200 gr ajkë / mazë lope

Përgatitja:

Marrim vezët, shtojmë qumështin, ajkën e kosit dhe kripë. I përziejmë me tel kuzhine mirë.

Lyejmë një tepsi me vaj. Vendosim disa petë duke i copëtuar, më pas petët e tjera i thërrmojmë dhe sipër tyre hedhim harxhin me qumësht dhe vezë. E vendosim tepsinë në furrë të parangrohur në temperaturën 230 gradë Celsius për 40 minuta.