Gatime nga zonja Albana, Përshesh i Skraparit

4 Nëntor 2021, 10:04

PËRSHESH I SKRAPARIT

Përbërësit:

1 pulë

1 kg miell

2 lç sodë

2 lç kripë

Ujë i vakët

2 qepë mesatare

Vaj ulliri

Gjalpë të shkrirë

Nenexhik

Kripë, piper
Përgatitja:

Vendosim në një enë miellin, sodën dhe kripën. Shtojmë ujin gradualisht aq sa të krijohet një brumë jo i fortë por elastik. E lemë brumin të vijë për rreth 1 orë. Më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe e pjekim në furrë për 40 minuta në 180 gradë celsius.

Pulën e vendosim të ziejë, kullojmë lëngun dhe e pjekim në 180 gradë për 40 minuta.

Kaurdisim qepën me vaj ulliri dhe më pas shtojmë lëngun e pulës dhe e lemë qepën të tretet. Në fund shtojmë piper dhe nenexhik. Thërrmojmë kulaçin dhe e shtojmë tek salca e qepëve. E lemë derisa të zbutet, shtojmë përsëri nenexhik dhe pak gjalpë të shkrirë dhe e servirim me pulën e pjekur.