Gatime nga zonja Albana, Petë misri me presh, tipike tradicionale

11 Nëntor 2021, 10:13

Petë misri me presh

Përbërësit:

6 presh,

 1 lgj vaj ulliri

 kripë piper

Për brumin:

 1 kg miell misri

1 lugë maja buke

1 gotë vaj

3 gota dhallë

kripë

Përgatitja:

Presim preshët pasi I kemi larë, I vendosim në një tigan me pak vaj.

Në një tas shtojmë miellin e misrit, vaj, kripën, ujin, dhallën. I përziejmë mirë derisa të jenë të njëtrajtshme. Në një tepsi të lyer me vaj shtojmë masën e miellit të misrit, sipër shtojmë masën e preshive, lugë-lugë. Sipër shtresës së preshëve shtojmë miell misri përsiper. Me lugët shtojmë dhallën dhe vaj, e pjekim 220 gradë Celsius për 30 minuta. Në fund gjalp të shkrirë për spërkatje.