Gatime nga zonja Albana, Petulla me gjizë që nuk thithin vaj

12 Nëntor 2021, 12:04

PETULLA ME GJIZË

Përbërësit:

400-450 gr miell

10 gr fryrës / maja

2 kokrra vezë

200 ml qumësht

2 lugë gjelle gjizë

1 lugë kafeje kripë

50 gr djathë kaçkavall

Përgatitja:

Në qumështin e temperaturës së ambjentit shtojmë vezët, gjizën, kripën dhe fryrësin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe shtojmë miellin gradualisht duke e përzier. Në fund shtojmë djathin kaçkavall të grirë në rende. E punojmë mirë brumin derisa të mos ngjitet në duar. E ndajmë në pjesë, secilën pjesë e hapim si një petë duke e ndarë në forma. I skuqim petullat e përgatitura në tigan me vaj jo të bollshëm.