Gatime nga zonja Albana, petulla me tre përbërës

6 Tetor 2021, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2021-10-06 10:43:46

PANCAKE TE THJESHTE

1 vezë

2 gota qumësht

1 gotë ujë

1 lç kripë

1/2 lugë sheqer

3 lgj vaj

2.5 filxhan çaji miell

Vaj vegjetal

Koper

Rrahim vezën duke shtuar qumësht, ujë, kripë, sheqer dhe vaj. Hedhim më pas gradualisht miellin duke e rrahur që të mos kokrrizohet. Në fund shtojmë koper të grirë imët.

Vendosim tiganin në zjarr, e lyejmë me pak vaj dhe më pas e fshijmë vajin me një pecetë të vogël. Hedhim masën e brumit dhe e skuqim për 1-2 minuta nga njëra anë dhe për 1 nga ana tjetër.

Mund t’i servirim kështu të thjeshta ose mund të vendosim dhe një vezë me koper të freskët gjatë skuqjes.