Gatime nga zonja Albana, Petulla të shpejta me qumësht dhe kos

2 Dhjetor 2021, 11:24

Petulla të shpejta me qumësht dhe kos

Përbërësit:

250 gr miell

250 gr kos

150 ml qumësht

1 vezë

1 lç limon

10 gr fryrës

70 gr sheqer

Vaj vegjetal

Sheqer dhe kanellë për servirje

Përgatitja:

Përziejmë sheqerin me vezën. Shtojmë miellin, gjatë përzierjes hedhim qumështin, fryrësin dhe kosin. E përziejmë mirë brumin derisa të unifikohet.

Në një tigan me vaj të ngrohtë skuqim petullat lugë-lugë (lugë çaji). I spërkasim me sheqer dhe kanellë sipas dëshirës.