Gatime nga zonja Albana, Petulla të shpejta si pambuk që përgatisnin gjyshet dikur

18 Nëntor 2021, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2021-11-18 11:44:17

PETULLA QE NUK THITHIN VAJ

Përbërësit

1 kokërr vezë

1 gotë kos

2 gota miell

½ lugë kafeje sodë buke

1 lgj raki ose uthull

Vaj

Pak kripë

Përgatitja

Fillimisht rrahim mirë vezën me kosin dhe pak kripë. Më pas shtojmë miellin e trazuar me sodën.Vijojmë t’i rrahim fort derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme. Në fund shtojmë një lugë me raki ose uthull dhe e punojmë brumin  të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

Skuqim petullat në vaj të nxehtë nga të dyja anët dhe i vendosim në një pjatancë ku kemi shtruar letër kuzhine.