Gatime nga zonja Albana, Pica të vogla me qofte

10 Nëntor 2021, 10:13

MINI PIZZA ME QOFTE

Përbërësit

330 gr miell

200 ml qumësht

2 lgj vaj ulliri

½ lugë kafeje kripë

pak sheqer

maja birre

400 gr mish i grirë

2 qepë

kripë

piper i zi

piper i kuq

Përgatitja:

Hedhim tek qumështi kripën, sheqerin, vajin dhe majanë e birrës. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin gradualisht. E punojmë brumin dhe e lemë të vijë për 30 minuta.

Tek mishi i grirë shtojmë qepën, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E punojmë brumin e qofteve dhe e vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta.

Më pas marrim brumin dhe e ndajmë në toptha të vegjël. I vendosim në një tepsi dhe i lemë sërish të pushojnë. Pas pak secilës ndarje i bejme nga një gropë të vogël në mes ku vendosim nga një qofte. Rrahim një vezë dhe lyejme me furçë mini pizat e krijuara. I spërkasim në fund me djathë kaçkavall të grirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.