Gatime nga zonja Albana, Pilaf me perime dhe mish pule

26 Janar 2022, 11:54

Pilaf me perime dhe mish pule 

Përbërësit:

 1.5 gotë oriz

 3 gota ujë

 200 gr fileto pule

 1 qepë

 1 karrotë

 1 spec i kuq

 1 domate

 1 lugë koncentrat

 kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan hedhim qepën e prerë në copa dhe karrotat dhe I kaurdisim, më pas hedhim një spec të kuq nq copa, dhe domaten që e grijmë në rende, më pas hedhim orizin dhe I shtojmë ujin, sëbashku me to shtojmë koncentarin dhe fileton e pulës që më përpara e kemi bërë copa të vogla, I shtojmë kripë dhe piper e përziejme dhe e lëmë të ziejë deri sa supa të trashet. Pasi e lëmë të ftohet është gati për servirje.