Gatime nga zonja Albana, Pilaf me zemra viçi në salcë

6 Janar 2022, 11:13

Pilaf me zemra vici ne salce

Përbërësit:

1 filxhan oriz

2 filxhanë ujë

1 gjethe dafine

lëkura e 1 limoni

1 lgj gjalpë

500 gr zemër viçi

2 qepë të mëdha

2 karrota

5 lgj vaj ulliri

1 gotë verë e kuqe

1 lgj miell

4 gota ujë ose buljon

1 lgj salcë domate

2 gjethe dafine

kripë, piper i zi

spec djegës

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim fillimisht qepët e grira hollë, më pas shtojmë karrotat. Pasi qepa të jetë zbutur dhe zverdhur mirë shtojmë zemrat e vicit dhe një lugë miell. I skuqim për 10 minuta dhe më pas i shuajmë me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën koncentrat dhe 3-4 gota ujë. Vendosim gjethen e dafinës dhe e lemë të ziejë për 1 orë e 30 minuta.

Shpëlajmë orizin dhe e vendosim të kaurdiset me pak gjalpë. Më pas shtojmë ujin ose buljonin e nxehtë, 1 gjethe dafine dhe lëkurë limoni. E lemë në zjarr të avashtë derisa të krijohen gropëzat e vogla në sipërfaqe.  Mund ta vendosim dhe në furrë për 30 minuta në 200 gradë.

Servirim fillimisht orizin dhe sipër tij vendosim zemrat e viçit me pak salcë.