Gatime nga zonja Albana, Pure me qiqra

24 Janar 2022, 10:25

Pure me qiqra 

Përbërësit

250 gr qiqra

 2 lgj tahini ose fara susami

 2 lgj vaj ulliri

 3 lgj lëng limoni

 1-2 thelpinj hudhër

 spec djegës

 kumin

 majdanoz

 kripë

 piper

Përgatitja:

Qiqrat duhen vendosur një natë më parë në ujë. Më pas i shpëlajmë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të ziejnë për 45 minuta. Pasi qiqrat kanë zjerë plotësisht i kullojmë dhe i vendosim në blender së bashku me një filxhan nga lëngu i zierjes së tyre.

Në një enë trazojmë vajin e ullirit me lëngun e limonit, hudhrën e shtypur mirë, tahinin, kripën dhe piperin. Këtë masë e shtojmë tek qiqrat, e trazojmë mirë dhe e kemi gati për t’a servirur.