Gatime nga zonja Albana, Pure patate me spinaq dhe koper

9 Nëntor 2021, 10:53

PURE PATATE ME SPINAQ DHE KOPER

Përbërësit:

6 patate mesatare

200 gr spinaq

200 ml qumësht

2 lgj gjalpë

100 gr djathë kaçkavall

½ tufë koper

kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë patatet dhe i presim në kubikë të mëdhenj. I vendosim në tenxhere me uje që të ziejnë. Më pas i shtypim me pirun. shtojmë kripë, piper, qumësht dhe pak spinaq të zjerë, i cili do t’i japë një ngjyrë të bukur puresë.  Vazhdojmë punimin e patateve dhe përbërësve të tjerë derisa të marrin formën e puresë. Në fund shtojmë gjalpë dhe djathë kaçkavall dhe e servirim me koper të freskët.