Gatime nga zonja Albana, Qepë të mbushura

11 Janar 2022, 10:45

Qepë të mbushura

Përbërësit:

4 qepë të mëdha

2 thelpinj hudhër

100 gr mish i grirë

2 tufa majdanoz

1 filxhan kafeje verë e kuqe

1 filxhan kafeje oriz

1 gjethe dafine

1 lç koncentrat dhe kripë

5 lgj vaj ulliri

Piper i zi, piper i kuq

Salcë domate

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë pjesën e jashtme të qepëve, krijojmë një hapësirë në mes dhe i vendosim qepët të ziejnë për pak minuta.

Pjesën e brendshme të qepëve e grijmë në rende dhe e kaurdisim së bashku me 2 thelpinj hudhër në vaj ulliri. Shtojmë pak kripë dhe koncentrat, piper të zi dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi i grirë të përthithë të gjitha lëngjet. Më pas e shuajmë me verë të kuqe duke shtuar dhe orizin e shpëlarë mirë. E lemë të marrë valë për pak minuta duke e trazuar herë pas here. Në fund shtojmë majdanozin e grirë.

Me masën e përgatitur mbushim qepët të cilat i vendosim në një tavë.  Mbi qepët e mbushura shtojmë salcë domate dhe pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.