Gatime nga zonja Albana, Qifqi Gjirokastre (Qoftet më ekonomike me oriz)

1 Dhjetor 2021, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2021-12-01 12:25:48

Qifqi Gjirokastre (Qoftet më ekonomike me oriz)

Përbërësit:

1 gotë oriz

3-4 vezë

2 filxhanë kafeje vaj për skuqje

Nenexhik

Kripë, piper

Përgatitja:

Orizin e pastruar dhe të larë e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë dhe e lemë derisa të bëhet si pilaf i thatë. Më pas e largojmë nga zjarri, e lemë të ftohet pak dhe duke e përzier me lugë druri hedhim vezët një e nga një, shtojmë nenexhik, kripë dhe piper.

Në një tigan me gropëza hedhim vaj në çdo gropëz dhe me lugë hedhim nga masa e përgatitur. I skuqim qifqitë nga të dyja anët.