Gatime nga zonja Albana, Qofte me krem kosi dhe hudhra

18 Janar 2022, 11:28

Qofte me krem kosi dhe hudhra

Përbërësit:

400 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

4-5 thelpinj hudhër

1 kokërr vezë

1 lgj majdanoz

1 lgj nenexhik

Vaj ulliri

Pak miell

Kripë, piper

Për kremin

2 kokrra vezë

2 gota kos

1 gotë lëng mishi ose ujë

1 lgj miell

1 lgj gjalpë

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë pak.  Më pas realizojmë qofte rrumbullake sa një kokërr arrë. I kalojmë qoftet në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

Në po të njëjtin tigan ku skuqëm qoftet kaurdisim pak miell derisa të zverdhet. Më pas e shuajmë me lëng mishi ose me ujë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë në të vezët e rrahura me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe kremin e përgatitur e hedhim sipër qofteve. E vendosim pak në zjarr derisa kremi të mpikset. Në fund e spërkasim me gjalpë dhe pak hudhër të shtypur dhe e shërbejmë të ngrohtë sipas dëshirës me pak majdanoz të grirë hollë.