Gatime nga zonja Albana, Qofte me mish pule në salcë me verë

13 Dhjetor 2021, 10:41

Qofte me mish pule në salcë me verë 

Përbërësit:

400 gr mish pule

100 gr kërpudha

2 lgj bukë e thërrmuar

1 tufë majdanoz

1 qepë mesatare

1/4 verë e bardhë

1 gotë qumësht

1 lgj gjalpë

1 vezë

1 lgj niseshte

1 limon

koncentrat

kripë, piper

Përgatitja:

Në masën e mishit të bluar të pulës shtojmë piper, galetë, kripë, majdanoz dhe vezë. E lemë brumin e qofteve të pushojë për disa minuta. 

Kaurdisim qepën e grirë hollë derisa të zbutet, shtojmë kërpudhat e prera dhe lëkurën e limonit të grirë në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë. 

Përgatisim qoftet, i vendosim në salcën e përgatitur dhe i lemë të ziejnë. Më pas largojmë qoftet nga tigani dhe shtojmë pak niseshte të tretur në qumësht, e lemë salcën të trashet pak dhe e servirim me qoftet e pulës.