Gatime nga zonja Albana, Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq

14 Dhjetor 2021, 11:33

Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq

Përbërësit:

Për qoftet:

1 kg spinaq

100 gr gjizë ose djathë të bardhë

2 thelpinj hudhër

1 kokërr vezë

1 tufë kopër

Kripë, piper i zi

Miell misri për pudrosje

Vaj për skuqje

 

Për xaxiqin:

Salcë kosi

Kastravec

Hudhër

Vaj ulliri

Uthull të bardhë

Kopër

Kripë, piper

Përgatitja:

Spinaqin pasi e kemi larë mirë e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë. Më pas e kullojmë mirë, e shtrydhim dhe e kalojmë për 1 minut në tigan me pak vaj. Aty shtojmë gjizë ose djathë të bardhë, një vezë, dy thelpinj hudhër të grirë imët, një tufëz kopër, kripë dhe piper të zi. E punojmë brumin e qofteve me duar, e ndajmë në qofte të rrumbullakëta të cilat i lyejmë me pak miell misri dhe i skuqim në vaj të nxehtë.