Gatime nga zonja Albana, Qofte patatesh me salçiçe

22 Tetor 2021, 10:15

QOFTE PATATESH ME SALÇIÇE

Përbërësit:

3 patate

3 salçiçe

1 vezë

1 lgj djathë kaçkavall

Kripë

Rigon

Nenexik

Piper i zi

Piper i kuq

Pak miell, pak galetë

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë mirë. Më pas i shtypim si pure, I vendosim në një tas ku shtojmë 1 vezë, djathë të grirë, kripë, piper të zi, piper të kuq, rigon dhe nenexhik. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe nëse brumi është shumë i butë shtojmë pak miell. Mirë është që brumin t’a lemë pak të qëndrojë në frigorifer.

Fillojmë realizojmë qoftet. Vendosim fillimisht 1-2 lugë brumë patatesh në pëllëmbën e dorës, vendosim salçiçen dhe përsëri brumë patatesh. E punojmë me duar që të marrë formë dhe më pas e spërkasim qoften me pak galetë. Kështu veprojmë me të tre qoftet dhe më pas i skuqim në vaj të nxehtë.