Gatime nga zonja Albana, Qofte të rreme me kos

14 Tetor 2021, 10:43

QOFTE TË RREME ME KOS

Përbërësit:

2 gota miell

2 vezë

1 lugë kafeje sodë buke

3 filxhan kafeje vaj

Kripë

Për salcën shoqëruese:

3 gota kos

4-5 thelpinj hudhër

3 lgj vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, shtojmë ujë të vakët, kripë dhe miellin e përzier me pak sodë buke. Përgatisim një brumë si i petullave. Më pas brumin e skuqim në vaj të nxehtë lugë-lugë.

Trazojmë mirë kosin me hudhra të shtypura, kripë dhe vaj ulliri. Vendosim qoftet e rreme në një pjatancë dhe i shërbejmë duke i mbuluar me kremin e kosit.

PAPARE OSE BUKË VALE

Përbërësit:

30 gr gjalpë

1 lgj vaj ulliri

50 gr djathë i bardhë

2 lgj ujë

Përgatitja:

Presim fillimisht bukët në kubikë të vegjël dhe më pas i skuqim me gjalpë për rreth 5-6 minuta. Skuqja bëhet në mënyrë që buka të zbutet dhe jo të thahet.  E servirim me djathë të bardhë të thërrmuar ose dhe me kos sipas preferencës.