Gatime nga zonja Albana, Reçel me karrota

29 Nëntor 2021, 11:45

Reçel me karota dhe kanellë

Përbërësit:

1 kg karota

1 gotë sheqer

1 gotë ujë

Kanellë 

Përgatitja:

Për reçelin karotat duhet të zgjidhen të llojit me lëng, të njoma dhe me ngjyrë të theksuar. Qërojmë karotat, i grijmë në rende dhe i vendosim në tenxhere. Hedhim ujë dhe i lemë të marrin 2-3 valë. Më pas shtojmë sheqerin dhe i lëmë karotat derisa të marrin formën e reçelit. Në fund hedhim kanellë pluhur dhe e vendosim reçelin në një kavanoz qelqi.