Gatime nga zonja Albana, Revani me miell misri dhe kos

30 Nëntor 2021, 10:22

Revani me miell misri dhe kos, sipas Traditës Tironse

Përbërësit:

1 gotë sheqer pluhur ose sheqer të imët

3 lgj gjalpë

2 vezë

2 filxhanë kafeje kos

1 lugë kafeje sodë

Vanilje

Miell misri sa për një brumë të shkrifët

Përgatitja:

Në një enë me fund sferik përziejmë gjalpin me sheqerin pluhur (në mungesë sheqer sa më të imët). Pasi sheqeri të jetë tretur shtojmë vezët dhe kosin. Më pas hedhim miellin e misrit duke e situr (tek mielli kemi hedhur pak sodë buke dhe vanilje). Trazohet lehtë e gjithë masa derisa të bëhet një brumë i shkrifët.

Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me miell dhe hedhim masën e brumit. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në nxehtësi mesatare. Pas pjekjes e presim revaninë në racione dhe e servirim spërkatur me pak sheqer pluhur.