Gatime nga zonja Albana, Rizë qengji e mbushur

2 Dhjetor 2021, 11:18

Rizë qengji e mbushur

Përbërësit:

400 gr mëlçi qengji

1 qepë

1 filxhan kafeje oriz

1 lgj rrush të thatë

1 lgj bajame të grira

1 vezë

Kripë, piper

Rizë qengji

Përgatitja:

Fillimisht përvëlojmë mëlçitë e qengjit, i presim në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim bashkë me një qepë të grirë imët. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtojmë kripë, piper, rrush të thatë (të zbutur më parë), bajame të grira, kanellë dhe pak ujë. I lemë mëlçitë dhe orizin të ziejnë plotësisht.

Ndërkohë rizën e ngrohim në ujë të vakët, e hapim dhe vendosim mbushjen. E palosim dhe e mbledhim në formë bohçeje që të mos dalë mbushja. E vendosim në një tavë në furrë që të piqet.