Gatime nga zonja Albana, Role mishi me qepë dhe karrota

9 Dhjetor 2021, 10:36

Role mishi me qepë dhe karrota

Përbërësit:

4 racione mish tul

4 thelpinj hudhër

2 qepë mesatare

1 karrotë mesatare

1 tufë majdanoz

½ gotë verë

4 lgj vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Presim mishin (kundër fijeve) në racione, e rrahim mirë dhe e marinojmë me kripë dhe piper të zi.  Vendosim në qendër të çdo racioni pak qepë, karrota të prera në feta të holla, pak majdanoz të grirë dhe e mbledhim mishin role. E fiksojmë mirë me shkopinj ose me spango kuzhine.

I vendosim roletë të skuqen në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë kripë, piper, qepë, karrota dhe hudhra të prera në copa të mëdha. Pasi mishi të ketë filluar të ndryshojë ngjyrë e shuajmë me pak verë. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të gatuhet në zjarr të ngadaltë duke i shtuar herë pas here nga pak ujë derisa mishi të zbutet plotësisht.