Gatime nga zonja Albana, Sallata shef

21 Dhjetor 2021, 11:26

SALLATA SHEF

Përbërësit:

6-7 gjethe sallatë jeshile

1 kastravec

7-8 domate qershi ose 2 domate

2 vezë të ziera

Proshutë të tymosur

Djathë kaçkavall 

Kripë, piper

Vaj ulliri

Bukë e thekur në kubikë

 

Për salcën e marinimit:

2-3 lgj majonezë

2 lgj keçap

1 lç mustardë

1 lgj uthull 

Përgatitja:

Vendosim të gjithë përbërësit në një sallatiere. Shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe e trazojmë mirë sallatën. Më pas e marinojmë me salcën e përgatitur me majonezë, keçap, mustardë dhe uthull.