Gatime nga zonja Albana, Sallatë marokene me kus kus

21 Janar 2022, 10:19

Sallatë marokene me kus kus

Përbërësit:

200 gr kus kus 

2 domate

1 qepë e njomë

 1 panxhar

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 tufë majdanoz 

1 tufë koriandër

2 limona

3 lgj vaj ulliri

150 gr djathë kaçkavall

nenexhik, kripë

piper i zi, piper i kuq i ëmbël

Përgatitja:

Fillimisht mbi enën ku kemi vendosur kus kusin shtojmë ujë të vluar dhe e lemë për gjysmë ore mbuluar me kapak.

Presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një sallatiere ku shtojmë dhe kus kusin. Përgatisim një salcë marinuese me vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper dhe e shtojmë tek sallata.