Gatime nga zonja Albana, Sallatë me fasule

5 Janar 2022, 10:54

SALLATË E SHPEJTË ME FASULE
Përbërësit:

200 gr fasule 
100 gr proshutë/sallam 
 1 domate 
1/2 qepë e kuqe  
qepë e njomë 
majdanoz 
1 lgj vaj ulliri 
2 lgj soja
lëng limoni, mustardë, kripë
 piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:

Fasulet e ziera i vendosim në një sallatiere ku shtojmë domaten e prerë në kubikë, qepën e thatë të prerë në rrathë, qepën e njomë në unaza, proshutë ose sallam pikant në kubikë. Shtojmë erëza sipas dëshirës dhe në fund e marinojmë sallatën me një salcë të përgatitur me mustardë, vaj ulliri, lëng limoni, soja, kripë, piper.