Gatime nga zonja Albana, Sallatë me kungulleshka dhe nenexhik

1 Nëntor 2021, 10:19

SALLATË ME KUNGULLESHKA DHE NENEXHIK 

Përbërësit:

400 gr kungulleshka 

150 lakër e kuqe (radicchio)

1 tufë nenexhik

60 ml vaj ulliri  (4 lgj)

1 thelpi hudhër 

Kripë, piper 

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim vajin e ullirit në një tigan dhe e lemë të aromatizohet për 30 minuta me 1 thelpi hudhër të pa qëruar dhe me gjethe nenexhiku. Vendosim lakrën e kuqe në pjatancë,  shtojmë kungullin të prerë në shkopinj (pa pjesën e farëzave) dhe sipër shtojmë vajin e aromatizuar,  kripë e piper.